Array

AAK: Toka po shndërrohet në djerrinë dhe shkretëtirë

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i AAK-së, k then se Dita Botërore e Tokës kujton se kemi përgjegjësi për këtë ditë të veçantë, të shprehim mirënjohje ndaj Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Për Ditën Ndërkombëtare të Tokës, AAK-ja i apelon Qeverisë së Kosovës të ketë parasysh problemet që degradojnë tokën, nga braktisja dhe keqpërdorimi i saj. Shqetësimet për problemet kryesore të mjedisit, kërkojmë të trajtohen dhe të zgjidhen nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ambientit.

Ky Departament kërkon që ta bëjmë edhe ne një traditë që për Ditën e Tokës, qytetarët tanë, të rinj e të moshuar të mbjellin fidane, të pastrojnë territoret publike, të përurojmë lulishte, të marrim pjesë në evenimente të rritjes së ndërgjegjësimit qytetar ndaj çështjeve mjedisore.

- Advertisement -

Për Departamentin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të AAK-së, Dita e Tokës na sfidon ta marrim seriozisht punën tonë si kujdestarë të mjedisit natyror, na bën të shqetësohemi rreth mbrojtjes së mjedisit, natyrës dhe biodiversitetit të saj, sepse ky është edhe qëllim i Programit të AAK-së. Për Departamentin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të AAK-së, rritja e përgjegjësisë individuale është çelësi për të lëvizur nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, duke e kthyer njeriun në ekuilibër me natyrën.

Toka në vendin tonë kërkon mbikëqyrje institucionale të vazhdueshme dhe të organizuar, andaj Departamenti i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i AAK-së, tërheqë vërejtjen që të mos e lëmë atë të degradohet nga uzurpimet, tjetërsimet e egra, përdhunimet e keqmenaxhimet, ndotjet tokësore nga zonat industriale, dëmtimit nga prerjet dhe djegiet masive të pyjeve, të cilat për vit po na shkaktojnë edhe erozion të tokave bujqësore.

- Advertisement -

Tokën duhet t’ua lëmë brezave që vijnë, e nëse ua lëmë të degraduar atëherë ky do të jetë mallkimi për ne. “Tokën nuk e kemi trashëguar nga babai, por e kemi hua nga djali”, thotë një proverb amerikan.

Qeveritarët nuk po interesohen për problemet mjedisore, krahasuar me popullatën e devotshme, e cila është e brengosur për zgjedhjen e problemeve tokësore në vendbanimet e tyre.

- Advertisement -

AAK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës hartimin e planeve për inagurimin e Ditës së Tokës, sepse banorët tanë duhet ta kenë një mjedis më të pastër. Institucionet tona nuk po e shprehin ndikimin e tyre në mirëtrajtimin e tokës, për çfarë, dita-ditës po ballafaqohemi me degradim të saj. Në Kosovë janë keq menaxhuar sipërfaqe të mëdha toke për një kohë relativisht të shkurtër dhe nuk janë bërë investime në mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Kosova, nga ana tjetër, ka sipërfaqe të vogël të tokës bujqësore (0,15-0,16ha/capita), me një fragmentarizim të madh, ndërkohë që lëvizjet demografike fare nuk janë studiuar, e të cilat kanë pasur ndikim vendimtar edhe në administrimin e tokës.

Shkatërrimi i tokës bujqësore, për AAK-në konsiderohet fatkeqësi kombëtare. Shkalla e erozionit është rritur shumë nga aktivitetet e papërgjegjshme dhe mangësitë e veprimeve të mekanizmave ekzekutivë. Nivelet e larta të erozionit paraqesin probleme të cilat janë të pranishme sot, si: prishja e cilësisë së tokës, humbja e pjellorisë së saj, prerjet masive të pyjeve, ndërtimet e shumta të paplanifikuara, mbikullotjet, rrëshqitjet e tokës etj.
I kujtojmë Qeverisë së vendit se, humbjet e tokës janë 1.2 – 2.3 herë më të larta në zonat pa vegjetacion, në krahasim me zonat me të mbjellura. Praktikat e deritashme të nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit nga shtretërit e lumenjve, kontribuuan në probleme erozioni, duke ndryshuar karakteristikat e kanaleve të lumenjve dhe ngarkesat e sedimenteve. Mosmenaxhimi i mirë i tokës bujqësore stimulon, në masë të konsiderueshme, fenomenet e shembjeve të tokave drejt erodimit të tyre”, u ta ne konferencen per medie te AAK-se.

Departamenti i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të AAK-së, konstaton se sfidat që kemi përpara, janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme. Për këtë kërkohet marrja urgjente e masave, pavarësisht se çfarë roli kemi: qytetar apo konsumator, prodhues apo promotor, së bashku të gjithë duhet të luajmë rol vendimtar, sepse kemi përgjegjësi, nëse me të vërtetë duam që të thithim ajër të pastër, të pijmë ujë të freskët, të konsumojmë ushqim vendor të sigurt dhe të shëndetshëm, të kemi rrugë të qeta, peizazhe të mbrojtura, pra një vend më të shëndetshëm për të jetuar.

Në përfundim, duhet të kujtojmë se mbrojtja e mjedisit është një proces dhe jo një fund. Vetëkënaqësia nuk duhet të jetë kurrë një opcion i vlefshëm kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e elementeve bazë të jetës sonë, por ne duhet të veprojmë tani. Sa më gjatë të presim, aq më shumë e më vështirë do të jetë ruajtja e ekuilibrit për të cilin kemi nevojë.

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -