A po shpreson Fronti Europian që VMRO-ja do t’i thërrasë për bashkëqeverisje? Ja çfarë thotë Ziadin Sela

TË FUNDIT

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se nuk pret që të thirret në bisedime për qeveri pa u mbyllur i gjithë procesi zgjedhor pasi sipas tij, nuk mund të këtë bisedime serioze në këtë fazë, transmeton TV21.

Por, a pret që pas gjithë këtij procesi të ftohet në takim nga VMRO-DPMEN, Sela tha se ka një rregull që duhet respektuar, që siç tha, në bisedime për qeveri duhet ftuar fituesi në palën shqiptare.

“Unë për vete as nuk pretendoj që të thirrem në bisedime pa përfundu procesi zgjedhor, që akoma nuk ka përfunduar, certifikimi i rezultateve, mandatari, atëherë mund të llogariten bisedime serioze”, tha Sela.

– Ju mbani shpresë që ka me ju thirrë VMRO-ja?

“Po sepse sipas radhës së gjërave, mandatari është ai i cili merr të drejtën për të bërë shumicën. Në kemi edhe një precedent nga vitet e 90-ta që duhet respektu, që të ftohet fituesi që i ka fitu zgjedhjet te shqiptarët”, u shpreh Sela.