BDI pyet: A jeni gati? E për këtë në Click Plus në TV21, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se po mundohen ta mbajnë gjallë anëtarësinë e partisë. Mexhiti tha se anëtarësisë po i thuhet se do të kthehen së shpejti në pushtet, por që sipas tij, kjo është larg.
“Këto të tjerat janë…duan ta mbajnë anëtarësinë e tyre gjallë. Se po vijmë sot, po vijmë nesër. Do të ketë zgjedhje, do të ketë çrregullime. A jeni gati? I largojmë këta, vijmë ne. Edhe shihet që janë të koordinuar edhe me LSDM-në, ku kishe një deklaratë të z.Spasovskit, që BDI-ja koordinohet me VMRO-në. VMRO-ja ia kthen, tha mos keni frikë se nuk ua marrim BDI-në, mbajeni aty, por kjo është çështje e politikës ditore. Por unë i shoh në funksion për ta rrejt anëtarësinë e vet, që sot apo nesër do të rikthehen. Kërkesa e tyre është që do të vijmë më vonë, dëshira dhe kërkesa e papërfillshme që në zgjedhje lokale, të ketë edhe parlamentare, por ajo është larg”, tha Mexhiti.