7 vite nga vërshimet në Shipkovicë/ Banorët ende ankohen për problemet e shumta

TË FUNDIT

Edhe pas 7 vitesh nga vërshimet në Shipkovicë të Tetovës, banorët ankohen se akoma nuk është bërë asgjë për vendbanimin. Bashkësia lokale ankohet se ky fshat ende ka shumë probleme. Sipas  banorëve UNDP edhe Ministria e Ekologjisë është duke punuar, por banorët akoma nuk janë të njoftuar se çfarë më saktësisht është duke u bërë.

“Ajo kryesorja është se këtu pas shtatë vitesh punohet, ne nuk dimë asgjë çka bëhet, ne nuk dimë zyrtarisht dhe çka punohet nuk e dimë kush çka bën, ne nuk dimë asnjë  mendim profesional që të themi se punën e bën mirë apo keq, ne nuk dimë asgjë punohet në shtëpinë tonë edhe nuk dimë asgjë”.- thotë Ismail Iljazi, Bashkësia Lokale.

error: Content is protected !!