60% e punëtorëve pa kontratë pune ,kompanitë po shkelin ligjin

​Sindikata e Pavarur e sektorit privat të Kosovës ka evidentuar shumë parregullsi tek kompanitë të cilat nuk po i respektojnë ligjin e Punës, marrëveshjen kolektive si dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me raportin punëdhënës, punëmarrës.
Kjo Sindikatë përmend edhe kompanitë, të cilat sipas tyre po shkelin Ligjin e Punës për të drejtat e punëtorëve, sidomos të atyre për mirëmbajtjen e institucioneve. Kryetari Sindikatës së Pavarur i Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kanë përgatitur materialet për disa kopani siç janë kompanitë “MSS”, “Beni”, “Heroit e nderit”, “Selman netëork”, “Interx” dhe “Al petrol”.
Përfaqësuesi sindikal, tha se shumë kompani kanë llogari edhe nëse Inspektorati i dënon, pasi që brenda vitit që merr një dënim prej 10 mijë euro një kompani që ka përafërsisht një mijë punëtorë, vetëm nga mungesa e pagesës së shujtës një kompani fiton më se 600 mijë euro. Janë sipas tij edhe dukuri të tjera negative me të cilat po ballafaqohen punëtorët e sektorit privat të cilët nuk po i marrin pagat me rritje sikur ata sektorit publik prej 0.5 për qind.
Sipas tij, Komuna e Prishtinës dhe partia e cila udhëheq këtë komunë, pra Vetëvendosje, thirret se respekton të drejtat e punëtorëve, por janë më se 20 ankesa në drejtim të kësaj komune, ku janë bërë nga kjo sindikatë për shkeljet ligjore që i bënë kompania “MSS” ndaj punëtorëve të kësaj kompanie.
Sipas Azemit, si kompani për mos respektimin e punëtorëve të cilët janë identifikuar, është edhe kompania “Interx”, në këtë kompani është evidentuar nga sindikata se një punëtorë nuk ka kontratë pune dhe sipas tij është normale qëedhe të drejtat tjera ligjore tëshkelen. Edhe për kompaninë “Al Petrol”, Azemi tha se çdo ditë vijnë punëtorët dhe ankohen për sjelljet e tyre ndaj punëtorëve dhe ka pasur edhe kërcënime ndaj sindikalistëve që kanë dashur ta hulumtojnë këtà « çështje. Sipas përfaqësuesve sindikal, shkelje ligjore ka edhe ndaj punëtorëve të kompanive për roja fizike. Jusuf Azemi, premton se kjo sindikatë do të futet edhe tek kompanitë të tjera dhe do të publikohen edhe emrat e tyre.