44-vjeçarja pësoi vdekje të trurit, pas mesnatës filloi transplantimi i organeve të saja

TË FUNDIT

Gjatë pasdites së djeshme, një 44-vjeçares i është konstatuar vdekje e trurit.

Familjarët kanë rënë dakord që t’i tranplantohen organet e saja, si zemra dhe veshkat.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përgatitjet kanë zgjatur gjatë tërë mbrëmjes , ndërkaq pas mesnatës ka filluar edhe transplantimi.

“Falënderime deri te familja për gjestin jovetjak. Me humanitetin e tyre shpëtuan tri jetë dhe dhanë shpresë për disa pacientë të cilët mjekohen në Klinikën Ortopedike”, shkroi Filipçe, transmeton TV21.

Që prej janarit, deri tani ky është tranplantimi i tretë i zemrës, kurse i pesti për një vit.

TË NGJAJSHME