407 qytetarë gjobiten për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit tonë 407 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të mbrohen nga virusi korona.