37 raste të reja dhe 11 të shëruar nga COVID-19

TË FUNDIT

Nga 508 teste të kryera, 37 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Prej tyre 12 janë nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 7 nga Tetova, 4 nga Struga, 2 nga Ohri, 2 nga Prilepi dhe 2 nga Shtipi.

Me këtë në total numri i të infektuarve në vend arrin në 1978, por për momentin janë vetëm 443 raste aktive.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë informon se janë shëruar 11 pacientë, 7 nga Prilepi, 2 nga Shkupi dhe 2 nga Velesi. Asnjë rast vdekjeje nga COVID-19 nuk është regjistruar këto 24 orë. Ndërkaq gjithsej deri më tani janë shëruar 1422 pacientë ndërsa 113 kanë ndërruar jetë./TV21