3-vjeçari rrahet nga edukatoret në një çerdhe në Fushë Kosovë/Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

TË FUNDIT

Qytetari Fatos Geci, deklaron se nipi i tij 3-vjeç është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij 3-vjeç, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, ndërsa ka theksuar që nipi i tij si pasojë e rrahjes, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast.

Ajo tha se për detaje të tjera do të njoftojë pasi të përfundon faza fillestare e hetimit.