Mustafa: S' ka zhvillim ekonomik pa sektorin privat(FOTO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e Fabrikës së veshjeve sportive “S Sprint” në fshatin Letancë të Komunës së Podujevës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, dhe përfaqësues të bizneseve e qytetarë.
“Unë e konsideroj shumë të rëndësishme kyçjen e USAID-it dhe përkrahjen e këtij projekti, duke pas parasysh se Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar ka përkrah shumë projekte zhvillimore në shumë komuna, shumë iniciativa, sidomos të rinjve, grave dhe ndërmarrësve privat. Ka nxit zhvillimin e sektorit privat tek ne, sepse ky sektor duhet ta merr përgjegjësinë dhe barrën e zhvillimit ekonomik.
Është me rëndësi të madhe që Kuvendi i Komunës dhe Komuna e Podujevës po merr masa për krijimin e kushteve më të volitshme për investitorët vendor, sa i përket edhe lirimit nga taksat komunale, por poashtu ne në nivelin qendror me Programin Qeveritar jemi përcaktuar që të krijojmë kushte më të mira për bizneset, të ndryshojmë politikat fiskale të cilat do të bëhen më të përshtatshme për zhvillimin e biznesit vendor, të themelojmë Fondin për Zhvillim, i cili do të jetë fond garantues për investitorët fillestar, poashtu do të jetë fond i subvencionimit të normave të interesit, sidomos për fushën e bujqësisë dhe fushat tjera në të cilat veçmas të rinjtë dhe gratë dhe investitorët tjerë nuk kanë mundësi që të ofrojnë garancionet e tyre dhe të kthejnë gjithë shumën e kredisë, si dhe për fondet tjera iniciale për përkrahjen e bizneseve.
Jemi të interesuar që të kemi një zhvillim me propozim të biznesit të brendshëm, i cili pastaj do të ndikoj në rritjen e punësimit dhe rritjen e efekteve ekonomike, sepse zhvillimi ynë dhe punësimi nuk mund të bëhet jashtë zhvillimit të sektorit privat.
Punësimi këtu prej tridhjetë punëtorëve është i rëndësishëm për këtë pjesë. Është i rëndësishëm poashtu përkrahja që keni marrë për punësimin shtesë të mbi njëzet punëtorëve tjerë, dhe ambicia juaj, mesa e lexova sot tek një shënim, që doni të arrini në 200 të punësuar krahas zgjerimit të prodhimtarisë dhe hapjes së reparteve të reja”, tha kryeministri Isa Mustafa mne këtë rast.
fabrika