Banorët e fshatit Çiflik në komunën e Çeshinovës – Oblleshevës, dolën në protestë paralajmëruese dhe bllokuan korsinë në rrugën magjistrale Koçan Shtip, me kërkesë të vetme që pushteti lokal tu sigurojë ujësjellës dhe kanalizim, raporton TV21.
Theksuan se në 20 vitet e kaluar më shumë herë kanë reaguar te gjithë kryetarët e komunës nga partitë e ndryshme politike, por askush nuk ua ka zgjedhur problemin, andaj thanë se nuk do të dalin në zgjedhje. Deri para 3 dekadave Çifliku ka qenë vendi me infrastrukturë më të zhvilluar në komunën e atëhershme të Koçanit, por pas hyrjes në komunën e tanishme, ky fshat është harruar nga pushteti lokal. Kjo është arsyeja kryesore që të rinjtë kanë filluar të shpërngulen.
Banorët e Çiflikut theksuan se disa herë kanë parashtruar kërkesë në Komunën Çeshinovës – Oblleshevës që t’ua zgjidhin problemet themelore komunale, por kanë marrë përgjigje që nuk janë siguruar mjete financiare./TV21
