“-2 gradë”, DPHM bën të ditur temperaturat më të ftohta që janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Në Berovë sot në mëngjes ishte më ftohtë, ku janë matur -2 gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Dojran, 9 gradë.

Siç bëri të ditur DPHM, deri në orën 8:30 zero gradë janë matur në Llazaropolë, 1 në Manastir, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Strumicë, Kodër të Diellit, 4 në Shkup – Petrovec, Shtip, Demir Kapi, 5 në Dibër, Kumanovë, Krushevë, Pretor, 6 në Ohër, Shkup – Zajçev Ris, Vinicë dhe 8 në Gjevgjeli.

Moti sot është me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri 25 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë. 

error: Content is protected !!