100 MJEKË DHE INFERMIERË TË PREKUR NGA FRUTHI, 60% PREJ TYRE NUK JANË TË VAKSINUAR

Inferimerë, mjekë amë, specializantë në klinikat e ndryshme janë të prekur nga fruthi.  Më së shumti të prekur nga fruthi nga personeli mjekësor ka në klinikën për fëmijë. Epidemiologu Vlladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se instituti ka rekomanduar që të gjithë punonjësit shëndetësor të vaksinohen.

“Fruthi që u përhap në të gjitha komunat e Maqedonisë nuk e kurseu as personelin mjekësor. Mbi 100 punonjës shëndetësorë, drejtor dhe infermierë jane prekur nga fruthi.  Nga instituti për shendet publik informuan se personeli nuk ka qenë i vaksinuar dhe se një pjesë e tyre ka qenë pjesërisht të mbrojtur me vetëm një dozë të vaksinës”.

Epidemiologu Mikiq shton se 60 përqind nga të prekurit e personilit shëndetësor nuk janë të vaksinuar dhe pjesa më e madhe janë nga Shkupi.

“Është një lëshim për të cilin tani do të insistohet. Komisioni për Sëmundje Infektive ka rekomanduar në disa raste që të gjithë punonjësit shëndetësorë duhet të vaksinohen. Ata të cilët nuk janë të vaksinuar nuk duhet të jenë në kontakt me pacientët, veçanërisht me fëmijët”, Mikiq.

Ndryshe Instituti për shëndet publik sot doli me numra të rinj të personave të prekur nga fruthi. Për një javë janë prekur 126 persona nga fruthi, 57 janë nga Shkupi ndërsa 67 të tjerë janë nga vende të ndryshme të Maqedonisë. Pjesa më e madhe janë fëmijë nga mosha 4 vjeçare ndërsa ka edhe një numër të konsiderueshëm të personave prej moshës 30 vjeçare. Gjithsej në tërë Republikën ka 960 të prekur nga fruthi.