10 vendet më të vështira në dhënien e vizave

Procesi për aplikimin e vizave është shumë i vështirë për shumë vende të ndryshme nëpër botë. Ekzistojnë disa vende nëpër botë të cilat mundësinë e pajisjes me vizë e kanë të vështirë ose të pamundur. Vendet që kanë vështirësi në pajisjen me viza janë;
Korea Veriore
Korea Veriore është një nga vendet më të vështira për dhënjen e vizave, ku turistët nga Korea Jugore janë krejtësisht të ndaluar që të udhëtojnë në Veri. Kurse vështirësi mund të kenë edhe turistët nga Izraeli, Amerika, dhe Japonia. Edhe atyre që u lejohet që të hyjnë, nuk ka rëndësi çfarë nacionaliteti kanë, ata gjatë gjithë kohës do të jenë në përcjellje.
Rusia
Aplikimi për një vizë ruse kërkon shumë kohë, dhe është një proces stresues pasiqë kërkohet që të jepni informacion për secilin vend që keni vizituar në 10 vitet e fundit.
Republika Demokratike e Kongos
Ky vend llogaritet si vend i rrezikshëm nga zyra britanike e punëve të jashtme, ku në disa pjesë RDK këshillohet që të mos udhëtohet fare.
Angola
Kohëzgjatja e procesit është problemi më i madh në këtë vend të bukur të Afrikës Perëndimore (mund të zgjasë së paku 8 javë); por ka edhe shumë gjoba për ata që nuk i binden kushteve që kërkohen për të marrur vizë.
Iran
Të gjitha vizat duhet të aprovohen nga Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran, proces ky i cili mund të jetë shumë i gjatë, dhe gjatë kohës së procesit është pothuajse e pamundur të merrni informacione se si është duke shkuar procesi i aplikacionit tuaj. Kurse ata që kanë pasaportë Amerikane dhe Britanike, do të duhet t’i japin gjurmët e gishtave sapo të arrijnë në aeroport.The hardest countries to get a visa
Siria
Në shumë vende të Botës aplikacionet për viza siriane janë të mbyllura, për shkak të rrethanave ndërkombëtare, por edhe në rastet kur lejohet procesi është i komplikuar dhe merr shumë kohë, pasiqë ju duhet të merrni letër rekomandimi nga ambasada e vendit tuaj e cila kushton shumë dhe merr kohë të gjatë për aprovim.Hoë to get a visa for Syria
Arabia Saudite
Vizat turistike mund të jenë të vështira për tu marrur, e sidomos nëse keni në plan të vizitoni Jedan dhe Medinen gjatë kohës së Haxhit, kur ndodhë që turistët jo-musliman të merren në pyetje shumë gjatë për arsyet pse duan ta vizitojnë Arabinë Saudite.
Sao Tome
Ky ishull larg brigjeve të Afrikës ka një numër shumë të kufizuar të ambasadave, kështu që mënyra më e lehtë është që të siguroni vizën përmes agjensioneve turistike. Gjithashtu duhet të jeni i vaksinuar për mbrojtje nga ethet e verdha.The hardest countries to get a visa
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Për turistët e rregullt, është një proces is thjeshtë dhe i shpejtë, por nëse ndodhë që të keni dosje kriminale, atëherë duhet të mendoheni dy herë. Nëse keni pasur ndonjë problem me drogat ilegale dhe jeni arrestuar, automatikisht largojeni SHBA’në nga lista e vendeve për tu vizituar.The hardest countries to get a visa
Sudani
Nëse keni vizë apo vulë të Izraelit në pasaportën tuaj, hyrja juaj në Sudan është e ndaluar, nuk ka rëndësi nëse viza (vula) është valide apo e skaduar. Gjithashtu pas mbërritjes atje, ju duhet që brenda 3 ditëve të regjistroheni në Departamentin për të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brenshme