Zoran Fidanoski në “10 minuta”: Dikush përpiqet t’i ndajë gazetarët

497
0
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit të Agjencisë për Media dhe Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Fidanoski tha se është trishtuese që mediat të jenë subjekt i bisedimeve politike, por kjo sipas tij, është kështu për shkak të situatës së trashëguar në sferën e mediave dhe sepse ato janë segmente të një marrëveshjeje më të gjerë politike.

Sipas tij, ndarja e gazetarëve, në njërën anë qeveritarë dhe në anën tjetër opozitarë, është vepër e partisë në pushtet.

“Unë mendoj se është një tendencë që kohëve të fundit po e zbaton struktura politike në pushtet. Mendoj se parimi i tyre i menduarit është se nëse nuk mendon njësoj sikur ata, gjegjësisht për disa çështje ke mendim ndryshe, atëherë je me opozitën, edhe pse gazetarët duhet të jenë syri i opinionit dhe kritik ndaj secilës strukturë në pushtet, sepse duhet t`i gjuajnë gabimet e pushtetit. Nëse pushteti bën punë të mira, atëherë populli do ta ndjejë atë dhe nuk do të ketë nevojë që ta lavdërojmë atë, sepse ne jemi këtu për ta paralajmëruar se ku bën gabime”.

Sipas tij, tre të katërtat e propozimeve të ndërmjetësit evropian Piter Vanhaute, para dy muajsh ishin publikuar në analizën për sistemin e mediave nga ana e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Me këto propozime, sipas tij do të rregullohet situata sa u takon çështjeve të mediave.

Intervistoi: Aleksandra Smilevska

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU