VMRO-DPMNE SABOTON PROCESIN INTEGRUES, KUR SHUMICA PARLAMENTARE DOMINOHET NGA PAKICA

522
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia nuk ka kontroll në përcaktimet e veta dhe rrugën se ku dëshiron të shkojë. Aspiratat euro-atlantike ngelin vetëm deklarative, ndërsa partia maqedonase që mbajti mbi një dekadë pushtetin, po injoron në vazhdimësi diplomatët e huaj. Nga ana tjetër zëvendës-kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi, nuk ka asgjë kundër proceseve integruese, por njëkohësisht, ai, bashkë me kuadrot e tjera të BDI-së, nuk dëshmojnë forcën e duhur për të penguar penguesit e integrimit euro-atlantik.

“Injorimi i porosive, meszheve, këshillave të partnerëve tanë ndërkombëtarë jo vetëm që nuk është veprim i mirë, jo vetëm që është veprim i cili nuk i kontribon zgjidhjes së situatës aktuale politike e institucionale në vend, por do thoja se është një veprim i gabuar”, u shpreh Arbër Ademi, Zv/Kryeministër për çështje evropiane.

Për Imer Selmanin Maqedonia është një shtet “sui generis” në momentin kur shumica parlamentare mbahet peng nga pakica.

“A ka në botë ndonjë shtet tjetër ku shumica parlamentare nuk mund të marrë pushtetin në dorë sepse është e bllokuar nga pakica parlamentare”, tha Imer Selmani, opinionist.

Ismet Ramadani saktëson se VMRO-DPMNE arsyetimin e injorimit të ndërkombëtarëve e mbështet në Deklaratëm e Përbashkët të partive shqiptare.

“Ata po sillen si fëmijë, në fakt po thonë kështu – për shkak të platformës ose kërkesave të shqiptarëve, ne nuk duam të komunikojmë me përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s dhe ne kundërshtojmë ndërhyrjen e tyre”, tha Ismet Ramadani, opinionist.

Në kohën kur kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, raportuesit europian për Ballkanin, sot ritheksuan se Kuvendi maqedonas nuk po krijohet dot për shkak të pengesave sistematike të VMRO-së dhe sjelljes së kreut të shtetit Gjorge Ivanov.

Përgatiti: Agron Vrangalla

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU