(VIDEO) TURNEU NDËRKOMBËTARË NË QITJE – LAZAREVSKA NDËR MË TË MIRËT

565
0
SHPËRNDAJE

Natka Lazarevska po mbush pistoletën që ti tregon aftësitë e saj në qitje me armë deri 25 metra. Sipas rezultateve  që në  raundin e parë, ajo la nën hije shumë prej garuesve të tjerë. Të gjitha plumbat e saj përfunduan në cakun e shënjestrës. Ajo thotë se është një ndër femrat e pakta që po merr pjesë në këtë turne ndërkombëtarë dhe se ishte përgatitur për rezultat të pritur.

“Duke pasur parasysh që nuk kam gjuajtur nga viti kaluar, por përsëri jam e kënaqur. Në këtë turnir kamë marr pjesë rregullisht, kurse çdo herë kam qenë një ndër qitëset më të mira. Nuk e di këtë vit a do tia dal, sepse nuk kamë bërë ushtrime dhe nuk ka kushte ku të bëj ushtrime”, tha ajo.

Në turneun që u mbajt për dy ditë kishte garues edhe nga vendet e tjera që kishin ardhur për ti treguar aftësitë e tyre. Vlladimir Pandovski nga Federata e Qitësve të Maqedonisë thotë se pjesëmarrësit nga Sllovenia po tregohen më të zotët në shënjestër.

“Turneu ndërkombëtar Grand Pri Qitja ka filluar dje kurse sot është dita e fundit. Dje kanë qenë disiplinat në distanca të largëta ku është gjuajtur nga 100-300 metra kurse sot do të gjuhet nga 25 deri 100 metra”, tha ai.

Në këtë turne tradicional kanë marrë pjesë garues nga Sllovenia, Gjermania, Zvicra, SHBA, Serbia dhe vende të tjera, të cilët garuan në disciplina për qitje me armë në distanca prej 25, 100 dhe 300 metra.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU