(VIDEO) REBALANSI I BUXHETIT NË KUVEND, DEPUTETËT NISIN DEBATIN PËR PLANIN QEVERITAR

380
0
SHPËRNDAJE

Komisioni parlamentar për financa dhe buxhet ka nis debatin për rebalancin e buxhetit për këtë vit. Qeveria me këtë rebalans ka projektuar të ardhurat e përgjithshme në 184,7 miliardë denarë, kurse shpenzimet në 203,3 miliardë denarë. Debati për rebalancin mund të zgjat 10 ditë, ndërsa në sallën plenre do të zgjat 5 ditë. Kjo do të thotë se deri më 2 gusht buxheti duhet të miratohet. deficiti buxhetor parashihet të jetë 18,6 miliardë denarë ose 2,9 % nga Bruto Produkti Vendor.

Qeveria ka njoftuar se janë shkurtuar të gjitha shpenzimet joproduktive të institucioneve të saj si për udhëtime zyrtare, prezantime, promovime ekonomike dhe reklamimi. Me këto kursime janë siguruar mjete për heqjen e taksës radiodifuzive, për subvencionim të pagës minimale e cila nga 1 shtatori duhet të jetë 12.000 denarë, si dhe për zgjidhje të përhershme të problemit me punëtorët e firmave të falimentuara. Partia opozitare VMRO-DPMNE ka parashtruar 1000 amendamente për të cilet duhet të diskutohet, si dhe gjithashtu insiston që me rebalans të ketë para edhe për projektet e tyre, por edhe për ato që kanë arritur nga vendbanimet lokale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU