(VIDEO) NEVOJITEN NDRYSHIME LIGJORE: EKOLOGJIA, TATIMET, MARRËDHËNIET E PUNËS PROBLEM PËR FIRMAT E VOGLA

1423
0
SHPËRNDAJE

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë kapacitet që të harmonizohen me rregullativat ligjore, konsiderojnë një pjesë e ekspertëve. Për këtë arsye organizohen një sërë trajnimesh edukative për afaristët me qëllim tejkalimin e këtyre problemeve. Organizatorët e këtij projekti theksojnë se si më problematike për t’u zbatuar janë ligjet që kanë të bëjnë me ambientin jetësor, tatimet, doganat dhe marrëdhëniet e punës. Në plan të parë duhet të identifikohen problemet kyçe, e më pas pason periudha e zgjidhjes së të metave me qëllim që t’u përgjigjen nevojave të sektorit privat, thotë Lubomir Dimovski – lider i ekipit të projektit.

 

“Disa prej problemeve janë të ndërlidhura me problemet ligjore, disa me procedurat dhe me mënyrën e implementimit të tyre, disa kanë të bëjnë me të kuptuarit e ligjeve, gjegjësisht me mosnjohjen nga ana e firmave të disa kufizimeve ligjore. Pra, problemet kanë të bëjnë me mungesën e kapacitetit të vetë firmave për të impelmentuar ligje të caktuara. D.m.th. problemet nuk janë të thjeshta dhe të njëanshme, por janë mjaft komplekse”, tha ai.

Mosinformimi i mjaftueshëm i afaristëve është shkaku kryesor për implementimin e dobët të zgjidhjeve ligjore, të nevojshme për funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Pas marrjes së lejes, ndërmarrjet e vogla që kanë leje ekologjike të kategorisë B, nuk i dinë obligimet e tyre. Ata janë të lumtur për marrjen e lejes pas një pritjeje të gjatë, por ekzistojnë disa detyrime ligjore që duhet të përmbushen, siç është për shembull monitorimi i rregullt apo njoftimi i organit kompetent”, tha Sllavjanka Pejçinovska Andonova. 

Nga ajo që është parashikuar, projekti i quajtur “Partneritet për një rregullativë më të mirë afariste” do të zgjasë katër vjet dhe i njëjti financohet nga USAID. Deri tani, këtë trajnim e kanë kaluar rreth 150 përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga vendi. Përndryshe, firmat e vogla dhe të mesme në Maqedoni, në ekonominë e vendit marrin pjesë me 98% nga ndërmarrjet e përgjithshme.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU