(VIDEO) LIBRI ‘’MEDIA DHE GJEOPOLITIKA’’ – SI U PERCEPTUA “2001”-SHI NGA GAZETARËT

551
0
SHPËRNDAJE

Nga një pikëvështrim tjetër i një gazetareje, konfliktin e vitit 2001 e risjellë profesoresha universitare për mediat, Aurora Ndrio Karameti. Analiza, Intervista dhe storje të gazetarëve të huaj dhe vendor përmban libri që titullohet “Media dhe gjeopolitika”.  Ajo fillimisht nga Shqipëria dhe më pas nga terreni I ka  ndjekur zhvillimet e asaj kohe, me theks të veçantë mediat e huaja që kanë pasqyruar ngjarjen.

‘’Mediat e huaja kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi, unë e kam trajtuar këtë gjë në shumë aspekte në libër, mediat e huaja kishin një përvojë shumë të gjatë me luftërat e ish Jugosllavisë dhe kur erdhi rradha për një ‘’luftë’’ të mundshme në Maqedoni mediat e rritën nivelin e alarmit’’, tha ajo.

Libri që përfshin studime nga vet autorja ka protagonistë nëpërmjet intervistave gazetarë  të huaj  të cilët kanë raportuar gjate konfliktit, por edhe atyre lokal mes të cilëve edhe Kim Mehmeti. Sipas publicistit Mehmeti, libra të tillë sjellin shpresë për një gazetari më të mirë.

“Kjo dëshmon se sidoqoftë edhe në ato rrethana ka patur mençuri, ka patur njerëz që kanë menduar ashtu siç duhet menduar dhe se ka shpresë se do të kemi gazetar dhe media ashtu siç  dëshirojmë’’, tha Kim Mehmeti.

Mes profesorëve dhe kolegëve të saj autorja e librit shpjegoi se libri nuk është vetëm për studiuesit dhe njerëzit e medias por mund të lexohet dhe nga publiku i gjërë.

Përgatiti: Ardi Zhuta 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU