(VIDEO) KOMPANITË E CERTIFIKUARA MË PAK NDJEJNË KRIZËN

1076
0
SHPËRNDAJE

Në kushtet kur ekonomia e vendit po përjeton pasojat nga kriza politike që ende po zgjat, certifikimi i kompanive mund të ndihmojë ato që sa më lehtë të eksportojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre, theksoi Mihajllo Evrosimovski, anëtar i Këshillit drejtues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

“Krahas përparësive konkurruese dhe njohjes ndërkombëtare, gjë që rezulton me rritjen  e eksportit, si dhe krahas bashkëpunimit me kompanitë e huaja, këto kompani fitojnë edhe siguri juridike në raport me respektimin e kërkesave ligjore nga fusha përkatëse. Përparësi shtesë janë ulja e shpenzimeve nga dënimet eventuale për shkeljen e detyrimeve ligjore, marrje më të lehtë të autorizimeve dhe lejeve nga autoritete lokale dhe shtetërore, imazh më të mirë dhe krijim të mirëbesimit tek bashkësia afariste”, u shpreh Evrosimovski.

Sipas tij, në Maqedoni është më i zbatueshëm standardi bazë ndërkombëtarë i njohur si ISO 9001, si sistem për menaxhim me cilësinë.

Për profesorin universitar Sami Bislimi, kriza politike e ulë interesin e huaja që të lidhin biznesin me kompanitë e Maqedonisë. Sipas tij, kjo situatë ndikon edhe importin dhe eksportin e mallrave, por edhe tek investitorët e huaj.

“Kompanitë me të cilat  bashkëpunojmë çdo ditë e më shumë janë të vetëdijshme se nuk mund të llogarisin në ndonjë kontinuitet të furnizimit të tregjeve të tyre me produkte tona dhe ato do të kërkojnë me siguri alternativa në tregjet tjera, për furnizim”, tha ai.

Bislimi thekson se  nëse vazhdon kriza politike dhe nuk ka institucionale stabile, atëherë ekonomia e vndit do të ballafaqohet me kolaps të vërtetë. Edhe në komunikatën e lëshuar mbrëmë nga Brukseli, pas takimeve të eurokomisarit Han në Shkup, nënvizohet se vonesat e deritanishme për zgjidhjen e krizës tashmë kanë dëmtuar ekonominë e vendit.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU