(VIDEO) FESTIVALI “SHKUPI KËNDON” – “TË BASHKUAR JEMI MË TË MIRË”

766
0
SHPËRNDAJE

Mënjanimi i urrejtjes etnike tek grup-moshat e reja, ishte qëllimi i festivalit “Shkupi këndon” që u mbajt sot Shkup. Festivali kishte karakter multietnik, ndërsa nëpërmjet tingujve të muzikës bashkoi të gjithë nacionalitet për të dëshmuar se, siç thonë organizatorët, të bashkuar jemi më të mirë.

“Qëllimi ynë ishte të fillojmë me një festival, të tillë ku do ti bashkojmë më të vegjlit, ata tek të cilët ende nuk është mbjellë asnjëfarë lloj paragjykimi dhe të ju tregojmë atyre se të jemi së bashku dhe të respektojmë njëri tjetrin është shumë më mirë”, tha Elmedina Asani.

Këtij festivali i janë bashkuar shkollat fillore të komunës së Çairit të cilët prezantuan shkollat e tyre së bashku me nxënës e të gjitha nacionaliteteve me çka edhe përcjellën mesazhin se të gjithë janë të njëjtë pavarësisht përkatësisë etnike.

“Kjo ngjarje në të njëjtën kohë e paraqet edhe ditën e paqes, paqja është diçka që secili nga ne e dëshiron. Sepse siç edhe asgjë nuk vjen vet ashtu nuk vjen edhe paqja, për atë që të kemi paqe është e nevojshme që ta angazhojmë veten dhe të mësojmë më shumë për vlerën e tolerancës dhe respektimit mes vete”, tha Natasha Didinko.

Ky festival u organizua për herë të parë në Maqedoni dhe është mbështetur nga Qyteti i Shkupit. Këtë vit festivali kishte karakter revial, megjithatë me tendencë që në vitin tjetër të shndërrohet në festival garues.

Përgatiti: Elmedina Mjaku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU