(VIDEO) BOTIM I SHTYPUR APO ELELKTRONIK? – SI LEXOHEN LIBRAT NË MAQEDONI?

1895
0
SHPËRNDAJE

Fondacioni “Makedonika” është botuesi i parë në Maqedoni i librave elektronikë falas të cilat bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e të rinjve. Për tre vjet janë botuar dhjetëra tituj të ndryshëm të librave elektronikë, duke ua hapur kështu rrugën e popullaritetin edhe të rinjve dhe shkrimtarëve të pa-afirmuar.

“Interesimi i shkrimtarëve të rinj për t’u promovuar te ne është i lartë. Kjo ndodh sepse shtëpitë botuese kanë problem për shkak se këto shkrimtarë të rinj nuk janë afirmuar. Nga aspekti komercial, shtëpitë botuese nuk parapëlqejnë ta ndërmarrin këtë rrezik. Në vendin tonë, librat ende po lexohen në formatin e zakonshëm, ndërkaq në vendet e tjera, librat elektronikë janë shumë të përfaqësuar”, tha Andresa Içokaeva, udhëheqëse kryesore e “Makedonika”.

Përkundër trendit të leximit të librave elektronikë, në shtëpinë botuese “Kultura” nuk janë të shqetësuar se librat e shtypur janë drejt zhdukjes.

“Paraqitja e librave elektronikë mbase është ndikuar nga Perëndimi, por megjithatë në Maqedoni, lexuesit duan që librat t’i kenë në format të fortë, në bibliotekën e tyre. Të rinjtë praktikojnë libra elektronikë më shpesh gjatë pushimeve verore, por kjo nuk e rrezikon shitjen tonë”, tha Gordana Vojneska, kryeredaktore e SH.B. “Kultura”.

Aleksandra dhe Fani, studentë në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” parapëlqejnë të lexojnë libra klasikë.

 

“Gjithmonë kur lexoj libër, dëshiroj që atë ta kem në duar. Përparësia e librave elektronikë është se ato mund të gjenden më lehtë, ndërsa e meta e tyre është se ndjenja e të lexuarit është shumë më ndryshe, sepse kur e keni në dorë librin, ju mund ta ndjeni aromën e tij”.

“Vërehet ulje e numrit të të anëtarësuarve në bibliotekë ndërsa disa shtëpi botuese u mbyllën pikërisht për shkak të librave elektronikë”, thanë ata.

Edhe një pjesë e studentëve me të cilat biseduam pajtohen se paraqitja e librave elektronikë ndikoi ka ndikuar në uljen e numrit të anëtarëve në bibliotekat e qytetit, gjë që konsiderohet si goditje e letërsisë dhe e vetë artit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU