(VIDEO) BORXHI PUBLIK ËSHTË 50,6% TË PBV-së – QYTETARËT DHE FIRMAT KURSEJNË 5 MILIARDË EURO NËPËR BANKA

1267
0
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave e shpalli borxhin publik të shtetit. Ai është 50,6% nga Bruto Prodhimi Vendor për kuartalin e tretë të vitit 2016. Rritjen e borxhit publik dhe shtetëror e arsyetojnë me lëshimin e eurobondit në korrik të këtij viti. Zëvendësministri i financave Kiril Naumov, nëpërmjet një kumtese potencoi se borxhi publik është 4 miliardë e 760 milionë euro ose 50.6% nga Bruto Prodhimi Vendor. Për vetëm 9 muaj, borxhi publik është rritur për 532 milionë euro.

 

“Edhe pse alarmi i kuq është ndezur qëmoti dhe tanimë është dashur të nisë konsolidimi fiskal, ministri Minoski për nesër shpalli huamarrje tjetër në tregun vendor në shumë prej 61.5 milionë eurove”, tha ai. 

Nëpër banka ka pothuajse 5 miliardë euro para kursimi të qytetarëve dhe të kompanive, thekson njeriu i parë i Shoqatës të bankierëve. Me këtë rast, depozitat në denarë janë rreth 2.8 miliardë euro dhe nga fillimi i vitit shënojnë rënie prej 1,4 %.

“Sistemi bankar është stabil, i sigurtë, likuid dhe me kapitalizim të lartë. Kursimet e tyre në banka janë të sigurta. Sektori bankar në periudhën e ardhshme është  i gatshëm t’i kreditojë qytetarët, veçanërisht firmat që t’u mundësojë atyre rritje ekonomike dhe me këtë, tërthorazi edhe rritje ekonomike edhe vendit në tërësi”, tha Kosta Mitrovski. 

Mitrovski nuk ishte në disponim të përgjigjej në pyetjet e gazetarit.

 

Pyetjes së gazetarit nuk dëshiroi t’i përgjigjej as ministri i financave Kiril Minoski. Ai në paraqitjen e tij u mburr se pushteti ka pasur shumë projekte të suksesshme.

“Deri në muajin shtator të vitit 2016, depozitat e qytetarëve shënojnë diçka më tepër se 213 miliardë denarë, dhe kanë realizuar rritje vjetore për 1.3%. Në shkallën e ulët të rritjes së depozitave të qytetarëve  ka ndikuar edhe kriza politike, spekulimet për devalvim të mundshëm të denarit dhe ndikimi i krizës së refugjatëve”, tha ai.

Prej qytetarëve që kursejnë, thonë se kursejnë në denarë.

Ka edhe të tillë që thonë se nuk kursejnë sepse, siç thonë, nuk kanë çfarë të kursejnë.

Me rastin e Ditës botërore të kursimit, 42 punonjësve më të mirë në sportelet e bankave iu dhanë mirënjohje.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU