(VIDEO) “BJELLO DUGME” NË SHKUP – RIKTHIMI NGA KOHA KUR U SHUA ISH-RSFJ

529
0
SHPËRNDAJE

Muzikantët të cilët që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kanë ndikim të madh në rok muzikën në Ballkan, edhe në moshë 60 vjeçare arritën që ta mbushin sallën me fansa nga të gjitha moshat. Në sallë kishte të pranishëm edhe tinejxher edhe persona të shtyrë në moshë, dhe me sa mundej të shihet të gjithë ishin shumë të kënaqur. Në skenë u paraqitën edhe këngëtarë të tjerë të shoqëruar nga Bregoviq, Tifa dhe Aleni, ndërsa orkestra edhe më shumë e nxehte atmosferën.

Koncerti i mbrëmshëm i Bjello Dugmes u mbajt në Shkup pas 3 koncerteve të mbajtura në disa metropole të Evropës. Grupi i cili në skenën e Sarajevës për herë të parë u paraqit me albumin e parë në vitin 1974 të quajtur “ Kur ke qenë buton i bardhë” ishte aktiv deri në vitin 1989,dhe atëherë u shpërnda së bashku me sinjalet e para të shkatërrimit të Jugosllavisë. Për rok bendin nga vendi socialist që në atë kohë me vëmendje të madhe shkruanin edhe mediumet perëndimore. Ky grup mbahet mend edhe me përshtatjen e këngës shqipe “Rroka Mandolinën, bjeri qiftelisë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU