(VIDEO) 44 KOMPANI KANË GJETUR PARTNER PËRMES “ENTERPRISE EUROPE NETWORK“

1062
0
SHPËRNDAJE

Instrumenti evropian për biznes komunikim  reciprok i quajtur Enterprise Europe Network iu mundësoi 44 ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme që të lidhin marrëveshje afariste me kompani të jashtme. Me këtë rrjet , kompanitë nga Maqedonia dalin nga korniza lokale dhe hyjnë në tregun ndërkombëtar duke i gjetur më lehtë konsumatorë potencialë dhe partnerë të tjerë.

“Ky është rrjet prej 600 organizatash në Evropë dhe më gjerë , është prezente ne 60 shtete. Rreth 3000 profesionalistë të cilët janë të punësuar u  ofrojnë shërbime ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Sofçe Jovanovska.

Deri tani 9.600 kompani janë njoftuar për shërbimet e këtij rrjeti , kurse 139 prej tyre kanë arritur që të këshillohen se si ta ndërkombëtarizojnë biznesin e tyre. 88 kompani kanë kërkuar informacione dhe analiza për tregun e huaj, kurse 182 kompani te huaja përmes rrjetit kanë kërkuar bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia. Kjo platformë është treguar si e suksesshme edhe për individët:

“Enterprise Europe Network Maqedoni gjithashtu i përkrah edhe studiuesit dhe inovatorët nga Maqedonia, e jo vetëm ndërmarrjet e vogla dhe të mesme te vendit”, tha menaxheri i projektit të EEN Maqedoni, Viktor Stojmanovski.

Rrjeti për komunikim mund të ndihmojë edhe për pranimin e teknologjive të reja në kompanitë dhe për prezantimin e risive të krijuara në Maqedoni. Analizat tregojnë se 44% nga kompanitë të cilat e përdorin këtë platformë e kanë rritur qarkullimin vjetor, shumë kompani kanë filluar biznese të reja ndërsa hulumtuesit kanë krijuar kontakte për të marrë pjesë ne projekte të ndryshme.
Enterprise Europe Network – Maqedoni është i financuar nga Bashkimi Evropian por edhe nga buxheti vendor.

Përgatiti: Elmedina Mjaku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU