VERËRA DHE USHQIM NGA MAQEDONIA NË PANAIR TË RUSISË

971
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia me stendë nacionale do të prezantohet në panairin më të madh për konsum të gjerë në Federatën ruse dhe në Evropën Juglindore “Prodekspo 2017” që do të mbahet prej nesër e deri më 10 shkurt në Moskë.

Shfaqja e kompanive nga Maqedonia është në organizim të Odës ekonomike maqedono-ruse (OEMR) dhe me mbështetje financiare të Minsitrisë së Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Siç kumtoi OEMR, në këtë ngjarje nga sfera e prodhimit dhe plasmanit të mallrave për konsum të gjerë, prodhimet e veta do t’i ekspozojnë bodrumet e verës “Stobi” nga Gradsko, “Dalvina” nga Strumica dhe “Veraria mbretërore” nga Dmeir Kapia, prodhuesit e djathit dhe kaçkavalit “Zdravje” nga Radova dhe “Osogovo milk” nag Koçani, si dhe prodhuesi i pemëve dhe perimeve të konservuara “Vori” nga Gjevgjelia.

OEMR e organizon edhe prezantimin individual të “Kadino industri grup”, që për herë të parë me stendë të vet do t’i prezantojë prodhimet e veta nga drithërat dhe brumërat e freskëta të ngrira.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU