Urimi i Hazirit për “Dritën”

369
0
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, sot i ka dërguar një telegram urimi Klubit të Volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, me rastin e fitores së Kupës së Kosovës, me ç’rast në finale e mposhti Drenicën.

Në ketë telegram urimi kryetari Haziri thotë: “Të nderuar përfaqësues të klubit të volejbollit ‘Drita’ në kategorinë e femrave, të nderuara volejbollistet klubit. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Gjilanit, dëshiroj t’ju uroj fitoren e Kupës së Kosovës dhe t’ju them se na keni bërë krenarë me këtë sukses të treguar. Ky sukses është arritur falë disiplinës, punës dhe përkushtimit tuaj të madh, prandaj dëshiroj t’ju them se ju jeni shembull për klubet tjera për mënyrën e organizimit dhe të punës së palodhshme. Me këtë rast, dëshiroj t’u konfirmoj mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale të klubit tuaj si dhe të gjitha klubeve të tjera, në mënyrë që sporti gjilanas të ecë drejt sukseseve të reja. Urime dhe shumë suksese edhe në të ardhmen”./21MEDIA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU