U PUBLIKUA “PESËSHJA “ MË E MIRË NË NBA LIGË

402
0
SHPËRNDAJE

Në ligën NBA mbrëmë nuk pati ndeshje por u publikuan pesëshet më të mira për pjesën e rregullt  të sezonës. Në “pesëshen e parë” u gjendën: Xhejms Harden (Hjuston – 500 vota), lebron Xhjejms (Klivlend – 498), Rasel Vestbruk (Oklahoma Siti – 498), Kavaj Lenard (San Antonio – 490) dhe Entoni Dejvis (Nju Orlleans – 343).

Harden i fitoi të gjitha 500 votat për anëtar të pesëshes më të mirë përderisa Xhejms është zgjehdur për të 11-tën herë dhe me atë u barazua me Kobi Brajant dhe Karl Melloun.

Në “pesëshen e dytë” ka dy lojtarë nga Golden Stejt, të cilët nuk u gjendën në “pesë më të mirët”: Stef Kari dhe Kevin Djurant, ndërsa krahas tyre janë edhe Ajzea Tomas (Boston), Jani Antetokunbo (Milluoki) dhe Rudi Zhober (Jutah).

Në “ekipin e tretë” ndodhen: Xhon Voll (Uashington), DeMar De Rozan (Toronto), Xhimi Batler (Çikago), Drejmond Grin (Golden Stejt) dhe DeAndre Xhordan (LA Klipers).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU