TRE SULME NË KISHA NË EGJIPT, TË PAKTËN 35 TË VDEKUR

438
0
SHPËRNDAJE

Në të tre shpërthimet të cilat kanë ndodhur sot në Egjipt, në afërsi të tempujve krishter, e humbën jetën të paktën 35 persona, ndërsa mbi 70 janë lënduar.

Sulmi i parë ka ndodhur në kishën Shën Gjorgji, në qytetin Tanti, ndërsa u sulmua edhe stacioni policorë në qytetin e njëjtë. Në atë sulm e humbën jetën të paktën 30 persona, ndërsa rreth 50 janë lënduar.

Të paktën gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa 21 janë lënduar në një shpërthim të cilin e ka kryer një vetëvrasës me bombë, në afërsi të kishës Shën Marko në Aleksandri.

Jo shumë gjatë pas shpërthimit në afërsi të kishës, në Aleksandri jehoi edhe një bombë, por tani për tani nuk ka informacione për viktima në atë sulm.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU