TI FLET PËR MASHTRIMET BANKARE, DISA BANKIER U PASURUAN ME KREDI FIKTIVE

1048
0
SHPËRNDAJE

Mitko Mitanovski nga Kërçova thotë se funksionarë lokalë e kanë joshur të marrë kredi me qëllim që të rihap kompaninë që e ka blerë me kredi që e ka marrë nga njw bankw komerciale.

Por, në vend të tij, kredinë e ka administruar kompania “Metalika”, e cila është formuar nga persona lokal. Kompania “Metalika” nuk e ka kthyer kredinë, ndërkaq Mitanovski gjithashtu shton se pa qenë ai farë në dijeni, kompania “Metalika” ka bërë anekse dhe e ka zgjeruar kredinë. “Banka Komerciale” e ka aktivuar hipotekën dhe ia ka marrë të gjithë pronën Mitanovskit. Edhe pse sipas tij, nën hipotekë kanë qenë vetëm objektet ndërtimore, ai ka mbetur edhe pa pajisjet dhe mjetet rezervë, për të cilat thotë se vlera e tyre është mbi 2 milionë euro.

“Shikoni se si lahen para në Maqedoni. Nuk duhet as Belize, Ishujt Faroe apo Qiproja. Ju duhet një kompanisë nga Kërçova që është regjistruar sot, me një byro, tavolinë dhe karrige,  pas pesë ditëve t’i jepni kredi prej 1,5 milionë eurove, dhe të njëjtin ta rritni në 2,5 milionë euro, kurse kredinë t’ua paguani personave fizikë, ndërkaq ta konfiskoni pronën që e ka dhënë si mitosje”, u shpreh Mito Mitanovski, qytetar.

Përndryshe ne kërkuam qëndrim edhe nga Banka Komerciale. Prej atje thonë se në përputhje me Ligin për banka nuk e kanë të lejuar të publikojnë të dhëna për transaksione dhe marrëdhëniet biznesore me klientët e tyre.

GRAFIKË:

“Besojmë se autoritet kompetente nga të cilat udhëhiqet procedura do të arrijnë t’i gjejnë përgjigjet e duhura për çështjet me të cilat merret Transparency Macedonia”.

Bankat në vend mund të japin kredi vetëm në vlerë prej 25 përqind të kapitalit të plotë, por për t’i mbuluar plasmanët jofunksional, shantazhojnë kompani që t’i kthejnë paratë në bankë për të blerë plasmane tjera negative, respektivisht kredi të cilat banka nuk mund t’i paguajë dot, thotë Borçe Çupetreski, i cili vetë ka qenë pjesë i kësaj skeme.

“Për ta mbuluar atë humbje, ata na shfrytëzojnë neve me shantazhe, malverzime, larje parash në banka dhe kompani tjera, që t’i kthejnë paratë mbrapa, me qëllim që të mbyllet rrethi, respektivisht rregullorja ligjore, të cilën e ka BPRM-ja për kryerjen e revizionit në banka. Revizion ky i cili BPRM-së i shkon për ta analizuar kredinë, por bankës i humbet gjurma e transaksionit, sepse i njëjti ka përfunduar në një bankë tjetër”, tha Borçe Çupetreski, qytetar.

Raste të ngjashme ka edhe për kompanitë “Kubus” dhe “Kubus Inxhiniering” nga Shkupi, për të cilat Ministria e Brendshme dhe Prokuroria kanë nis hetime, por rasti është kthyer mbrapa nga Prokuroria e Lartë Publike për ripërpunim.

Nga Transparency International thonë se bëhet fjalë për keqpërdorim të punës bankare e cila duhet medoemos të parandalohet, qoftë kjo edhe me konfiskim të pronës.

Përgatiti: Vasko Magleshov

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU