TË GJITHA GAFAT E POLITIKANËVE, SI DUKEJ VITI 2016 NGA KËNDI GAZETARESK

3142
0
SHPËRNDAJE

Mbaroi edhe viti 2016. Në një det polemikash, telefonat në Kuvend ishin loja më zbavitëse për deputetët. A i përdornin për konsultime apo për të vrarë kohën, këtë e dinë vetëm ata.

Megjithatë, yll i Kuvendit për vitin 2016 ishte deputeti Vasill Pishev. Ai në një rast tregoi gishtin e mesëm, duke u arsyetuar më vonë se kishte luajtur muzikë rep.

Ky vit nuk mund të thuhet se ishte viti më i mirë për Dime Spasovin. Nga vërshimet në Hasanbeg, Haraqinë dhe Stajkovcë, e deri te aksidenti me veturë, me ç’rast u zbulua se në të ndodhej me një femër. Megjithatë disa ditë pas aksidentit Spasovi nuk deshi të komentojë për atë që ndodhi, por simpatizueset e partisë së tij mezi prisnin që të fotografoheshin me të.

Ende pa filluar puna me përbërjen e re parlamentare, deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska, veçse është e elektrizuar.

Për dallim nga ajo, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi ia do qejfi të fotografohet, të bëjë “selfi”, të luaj rok, por edhe tërësisht të gabojë me datat.

Dhe në fund, më e mira nga Katica Janeva dhe Prokuroria Speciale Publike.

Përgatiti: Aleksandra Smileska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU