TAKSI VETURA PA VOZITËS FILLUAN TË LËVIZIN NË SINGAPUR

1133
0
SHPËRNDAJE

Taksi Veturat vetëudhëheqëse  të një kompanie jo të njohur kanë filluar me provat për vozitje në Singapur.

Veturat që udhëhiqen vetë një kohë të gjatë janë hit në industrinë automobilistike falë kompanive teknologjike si GOOGLE ose UBER te cilët shpallën taksi vetura autonome edhe në Pitsburg.

Në Sigapur ketë lloj veture pa vozitës e shpiki kompania amerikane Njutonomi dhe tani për tani vozitja është pa pagesë. Edhe pse veturat ngiten vetë , në veturë do të ketë një vozitës qe do  mbikëqyrë se si punon teknologjia e re. Njutonomi është kompani e re me vendqëndrim ne SHBA e cila zhvillon softver për ato lloj veturash, e cila është themeluar nga 2 hulumtues ne vitin 2013 nga universiteti MIT.
Njutonomi nuk prodhon makinë, por përdorë modele të vogla elektrike të Reno dhe Mitsubishi. Në prova marrin pjesë vetëm 6 vetura të pajisura me sistem nga laserë dhe kamera që mundëson vozitje pa vozitës.  Për prova është ndarë një pjese e vogël me 4 kilometra katrorë, larg qytetit.

Përgatiti: Elmedina Mjaki

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU