TAKIM I KOMPANIVE TË TEKSTILIT NGA MAQEDONIA DHE BULLGARIA

958
0
SHPËRNDAJE

Shoqata tregtare e tekstilit – Klasteri tekstil nga Shtipi dhe Shoqata “Organizata degë për tekstil dhe veshmbathje” ng Qustendili sot do ta mbajnë takimin e parë punues në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurrencës internacionale të kompanive të tekstilit në rajonin kufitar MK-BG” sipas programit për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në kuadër të ngjarjes, që do të mbahet në Shtip, për anëtaret e klasterëve të tekstilit nga të dy vendet, sot dhe nesër organizohet edhe punëtori me temë “Krijim i vizionit për rajonin”. Ligjerues të trajnimit do të jenë ekspertë nga kompania UMF Trening.

Në punëtori do të duhet të definohen edhe “Pikat rajonale të dallueshmërisë”, në mënyrë që të tregohet për specifikat e rajonit me të cilat ai dallon nga të tjerët dhe si do tëp prezantoheet në tregje.

Në ditën e dytë të ngjarjes do të mbahet sesion punues ku do të mblidhen konkludimet nga punëtoria, ndërsa ekspertët së bashku me kompanitë e tekstilit nga Maqedonia do t’i finalizojnë propozimet për krijim të Vizionit rajonal të rajonit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU