SINDIKATA E JUGOHRIMIT PROTESTON, BLLOKOI AUTOSTRADËN TETOVË-SHKUP

995
0
SHPËRNDAJE

Sindikаta e kombinatit metalurgjik “Jugohrom” sot në shenjë proteste nga ora 11-të ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kërkesat e Sindikatës mbesin të njëjta, duke kërkuar me çdo kusht rihapjen e Jugohromit, me ose pa ndertimin e stacionit filtrues.

Ata thonë se Jugohromi nuk e ndotë ajrin ambiental. Nga ana tjetër, OJQ Ekologjike insistojnë se Juhohromi është shkaktari më i madh i ndotjes dhe se nuk duhet në asnjë mënyrë të hapet pa vendosjen e filtrave.

Për nesër është paraparë që krerët e sindikatës të takojnë kryeministrin Emil Dimitriev, nga ku presin se do të mësohet se çfarë do të ndodh me fatin e 800 punëtorëve që kanë mbetur pa punë. Autostrada do të qëndroj e mbyllur deri në ora 13:00.

Besian Leka

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU