SHKËLQE NË VETËM PAK MINUTA

1381
0
SHPËRNDAJE

Truqe do të ju ndihmojnë të kurseni kohën dhe të shkëlqeni në vetëm pak minuta

Sigurisht që keni dëgjuar gjithmonë këshilla të vlefshme nga profesionistët e bukurisë të cilët merren ekskluzivisht në aspektin sa më të mirë të stilimit, por çfarë ndodhë me femrat të cilët e kanë të vështirë pothuajse një gjysmë ore të ndajnë për t’u rregulluar?

Megjithatë, neve na nevoiten truqe të shpejta që flokët dhe grimi të kompletohen sa më mirë që është e mundur. Këto 5 truqe do të ju ndihmojnë të kurseni kohën dhe të shkëlqeni në vetëm pak minuta!

Valë luksoze

Lani flokët me shampo për flokë me dredha, më pas thani ato dhe lidhni një punxh në maje të kokës. Kur të lëshoni flokët, ato do të jenë me volum të plotë dhe valë-valë dhe do të ju duhet vetëm 60 sekonda kohë për të përdorur shpejt figaron në disa pjesë ku nevoitet, e më pas krehni me gishta flokët dhe do të fitoni pamje të mrekullueshme sikur në plazh.

Tharje e shpejtë e llakut për thonj

Nëse i keni lyer thonjtë me llak, dhe jeni duke nxituar shumë, veni ato nën ujë të ftohtë.

Fytyrë e përkryer

Kush ka kohë për konturim të fytyrës? Mbahuni për këtë rregull të thjeshtë – tek mollëzat e faqeve aplikoni pak skuqës (rumenilë), ndërsa në zonën poshtë syve aplikoni pak korrektor apo hijëzues. Do të dukeni thjeshtë si një supermodele.

xfhy

Flokë me vëllim

Nëse keni flokë të dobët dhe pa volum, shtoni pak shampo të thatë ose pluhur të foshnjave dhe krehni flokët. Do të befasoheni nga volumi që do të fitoni!

Hijëzim joshës i kapakëve të syrit

Për ditët që nuk keni kohë të aplikoni ndonjë nuancë për hijëzimin e syve, përdorni një truk të vogël – lapsa me ngjyrë. Me pak korrektor në kapakun e syrit, i cili fsheh skuqjen dhe disa shtresa të maskarës, lapsi me ndonjë ngjyrë të gjallë do të ju ofrojë një grim të kompletuar pa përpjekje të mëdha

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU