SCHUMACHER TREGON SHENJA PREMTUESE

590
0
SHPËRNDAJE

Ish-shefi i Mercedes Ross Brawn thotë se Michael Schumacher po tregon shenja premtuese

Ka pasur pak të dhëna për shtatë herë kampionin e Formula 1 që nga aksidenti në vitin 2013 ku ai lëndoi kokën rëndë gjatë një aksidenti në skijim, shkruan rtv21.tv.

Ish bosi i Mercedes Ross Brawn ka deklaruar se Schumacher po tregon shenja premtuese të shërimit. 47 vjeçari u vendos në koma menjëherë pas aksidentit dhe në mars të vitit 2014 gjendja e tij u stabilizua.

“Familja ka dëshirë që t’i mbajë private detajet e gjendjes së tij dhe unë e respektoj këtë, mirëpo ka shenja inkurajuese të shërimit të tij çdo ditë, dhe ne vetëm lutemi që kjo të ndodhë” kishte thënë ish shefi i Mercedesit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU