ROGER FEDERER SHKRUAN HISTORINË FITON WIMBLEDON PËR HERË TË 8-TË

356
0
SHPËRNDAJE

Roger Federer është shprehur tejet i lumtur pas fitores së titullit të tetë të Wimbledonit.

Pasi u bë tenisti i parë që ka arritur të fitojë trofeun prestigjioz tetë herë në karrierë, Federer ka thënë se i duhet pak pushim.

Pas pushimit që mori para këtij turneu, Federer ka thënë se do t’i duhet të pushojë edhe për gjashtë muaj pasi dëshiron të jetë në dispozicion për turne të mëdhenj.

“Më duhet të marr sërish pushim, nuk e di. Do të pushoj për gjashtë muajt e ardhshëm. Më mirë se mbajtja e këtij trofeu është të qenit shëndosh e mirë. Po ndihem mrekullueshëm. Është magjike që s’kam humbur asnjë set. Është besimi që më ka mbajtur kaq lartë. Nuk isha i sigurt nëse do të isha sërish këtu pas një viti. Kam pasur humbje të vështira, sidomos humbja nga Novak Gjokoviq. Por vazhdova të besoja dhe ëndërroja dhe ja ku jam me trofeun e tetë. Është fantastike”, ka thënë ai pas triumfit.

Federer në finale mposhti Marin Çiliq, që në përballje ishte i lënduar.

Federer e ka lavdëruar kroatin duke e quajtur “hero” dhe duke i thënë se ai duhet të jetë krenar që ka arritur të luajë edhe pse ishte i lënduar.

Në anën tjetër, humbësi i finales ka deklaruar se ka dhënë më të mirën që ka mundur dhe ka shtuar se shpreson që një ditë të kthehet për të triumfuar në Wimbledon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU