REKOMANDIME NGA AUV PËR BLEGTORËT NË RAST TË TEMPERATURAVE EKSTREM TË ULËTA

1500
0
SHPËRNDAJE

Kafshët shtëpiake të ruhen të mbyllura në stalla, t’u sigurohet strehim adekuat, mjaftë ushqim dhe ujë. Të ketë kujdes për higjienë në objekte, rregullisht të pastrohen mbeturinat dhe të ndërrohet shtroja e ndyrë me të re. Këto janë një pjesë e rekomandimeve nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) gjatë motit të ftohtë, që e përfshiu Maqedoninë këto ditë.

Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësi që kafshëve menjëherë t’u sigurohet strehim, përkohësisht mund të përdoren batanie ose lloj tjetër mbulesa, por, duhet të ketë kujdes që ato vashdimisht të jenë të thara. Kafshët nuk mund dhe nuk duhet që nevojat  e tyre për ujë t’i plotësojnë me lëpirjen e akullit ose borës, për të cilin shkak është e domosdoshme të sigurohet ujë i freskët për pije, në temperaturë adekuate.

Duhet të ndjeket edhe gjendja shëndetësore e kafshëve, ato më shpesh se zakonisht të vizitohet dhe vëzhgohen, ndërsa kafshët të cilat japin qumësht të mjelen rregullisht, në intervale të zakonshme.

Agjencia përmend se kafshët më të reja dhe të sëmura ose lënduara janë kategori të cilave duhet t’u kushtohet kujdes i posaçëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU