REALI TRONDIT BAYERNIN NË ALLIANZ ARENA

491
0
SHPËRNDAJE

Finalja e parakohshme e Champions League, Bayern Munich-Real Madrid ka sjellë ashtu siç pritej spektakël në fushë, gola, penallti, kartona e përmbysje.

Por ashtu si çdo finale ka pasur shumë të papritura dhe ajo që nuk pritej ndodhi. Real Madrid ka përmbysur rezultatin në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Në minutën e 25-të Arturo Vidal kaloi në avantazh vendasit, por në përfundim të pjesës së parë humbi një shans të artë për të dyfishuar rezultatin duek gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndryshe nga ai, Cristiano Ronaldo tregoi edhe njëherë përse vlerësohet si lojtari më i mirë në botë, duke përmbysur rezultatin në 1-2 në harkun e 30 minutave të pjesës së dytë.

Goli i barazimit ka ardhur pak pas startimit të pjesës së dytë, duke risjellë kështu edhe balancat në fushë. Por balancat u prishën në të 61, kur Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu me 10 lojtarë gjermanët. Të favorizuar nga epërsia numerike, spanjollët janë hedhur në sulm në kërkim të golit të fitores, gol i cili ka ardhur në minutën e 77-të.

Goli i dytë për portugezin në mbrëmjen e sotme, nuk i ka dhënë thjesht fitoren “Galaktikëve”, por ka shënuar edhe një rekord personal dhe historik në Champions League për Cristiano Ronaldo, golin e tij të 100 në Evropë.

Duket se kjo nuk ka qenë dita e gjermanëve, pasi edhe Borussia Dortmund u mposht në shtëpi nga Monaco me rezultatin 2-3. Kujtojmë se Borussia Dortmund-Monaco ishte parashikuar të luhej një ditë më parë, por u shty për shkak të 3 shpërthimeve pranë autobusit të Dortmund.

Ndërkohë, transmeton Top Channel, për spanjollët ka qenë një ditë e mbarë, kjo jo vetëm për fitoren në transfertë të Real Madrid në Allianz Arena, por edhe ekipi tjetër i Madridit, Atletico Madrid ka dalë triumfues, duke mposhtur në shtëpi 1-0 Leicester.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU