QYTETI I SHARRIT U GJALLËRUA, NETËT SPANJOLLE NË TETOVË

481
0
SHPËRNDAJE

Netët spanjolle u festuan me muzikë shqipe në ‘Verën Kulturore Tetovare’. Aktiviteti i rradhës solli në skenë grupin tetovar Da Lee që argëtoi qytetarët me këngë të lehta dhe popullore, të shoqëruar më pas edhe me DJ. Ata që vendosën të shijonin këtë koncert të mbajtur në parkun e Pallatit të Kulturës u ndanë të kënaqur nga atmosfera e krijuar.

“Mirë, super, faleminderit jemi duke kaluar shumë mirë.
A u knaqët?
Po.
Si kaloni sonte?
Mirë supër.”

Mysafir kishte edhe nga Shkupi. Në Tetovë kanë udhëtuar e gjithë familja që të argëtohen.

“Jam duke kaluar mire, gezohemi shumë, po kam ardhur së bashku me fëmijët.”

Në qendrën e qytetit kishte edhe rekuizita për të argëtuar më të rinjtë. Prindërit thonë se fëmijët e tyre po kanqen duke luajtur.

“Vetëm për fëmijët se ne jemi të angazhuar gjithë ditën me punë, nuk kemi aq kohe por çfarë të bëjmë…”

Qyteti i Tetovës këto ditë është i populluar edhe nga mërgimtarët të cilët kanë bëre që jeta e natës të jetë edhe më aktive. Nga ‘Vera Kulturore Tetovare’ janë rezervuar edhe disa aktivitete tjera dhe më e afërta është “rruga e cadrave” që tashmë ështe kthyer në një atraksion për qytetarët.

 

Përgatiti: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU