PREZANTOHET PROGRAMI I MUZEUT TË ARTIT BASHKËKOHOR PËR VITIN 2017

640
0
SHPËRNDAJE

Ekspozita ndërkombëtare dhe vendore, vazhdim me riorganizimin e veprës të Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup , mbajtje të ligjëratave, punëtori dhe forume. Këto janë një pjesë nga projektet që do t’i realizojë MAB në vitin 2017, paralajmëroi sot në konferencë për media drejtori i këtij institucioni kombëtar Laze Tripkov.

Ai përkujtoi se më datën 17 të këtij muaji e kanë hapur programin 2017 me ekspozitë të “Stoun dizajn”, pjesëmarrësi i Bienalen veneciane për arkitekturë.

Këtë vit është paraparë hapje e punëtorisë edukative në katin e parë, në galeri, si dhe hapje e bibliotekës për opinionin më të gjerë dhe për profesionistët.

Në Muzeun e Artit  Bashkëkohor për herë të parë këtë vit do të organizohet “Pavijon solidar për të rinj”, ndërsa do të vazhdohet edhe me shfaqet tematike si mënyrë e komunikimit me publikun.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU