POL POZICIONI PËR HAMILTONIN NË MALAJZI

668
0
SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton dominoi dhe fitoi pol pozicionin për garën e nesërme për Çmimin e Madh të Malajzisë, pasi që ishte më i shpejtë në kualifikimet e sotme.

Në sesionin e fundit Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.32.850, duke lënë në vendin e dytë shokun e skuadrës Rosberg. Britaniku shënoi pole position të 57 në karrierë.

Në linjën e dytë të nisjes do të jenë pilotët e Red Bull, me Verstappen në vendin që niset e treti dhe Ricciardo i katërti. Makinat Ferrari do të jenë në linjën e tretë, me Vettel dhe Raikkonen, transmeton TCH.

Gara për Çmimin e Madh të Malajzisë do të zhvillohet të dielën në ora 9.00.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU