Po vjen gara e vitit

259
0
SHPËRNDAJE

Janë bërë të gjitha përgatitjet për garën më të madhe të vitit, Drag Race, e cila gjatë kësaj fundjave do të mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Deri në mëngjesin e së premtes janë paraqitur 130 pjesëmarrës, por me shumë gjasë numri i garuesve do të jetë edhe më i madh.

Përveç pjesëmarrësve nga Kosova (përfshirë një numër të madh të tyre nga diaspora), në garë do të ketë edhe shumë garues nga Shqipëria, pastaj nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia.

Janë të gjitha parakushtet që gara të jetë tepër atraktive. Federata e Auto Sportit e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në këtë drejtim ka bashkëpunuar edhe me një grup ekspertësh kroatë (të licencuar ndërkombëtarisht), të cilët do të bëjnë matjen e kohës dhe llogaritjen e rezultateve.

Veturat do të ndahen në gjashtë kategori, sipas fuqisë së motorit, ndërsa shpërblime do të ketë për tri pozitat e para në secilën kategori.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU