PJESËMARRËSIT U BASHKUAN PËR NJERËZIMIN, EDHE NJERËZ ME SËMUNDJE TË RRALLA NË MARATONË

581
0
SHPËRNDAJE

Gjurgjica Qaeva nga Maqedonia dhe Todor Mangarov nga Bullgaria ishin pjesë e maratonës. Ata vuajnë nga hipertensioni mushkërive, por sëmundja e tyre nuk i ndaloi ata që të jenë pjesë e njërit prej ngjarjeve më të mëdha në Maqedoni. Gjurgjica deri para pesë viteve nuk pati asnjë problem. Pas diagnostikimit të sëmundjes, gjendja e saj filloi të përkeqësohet dhe tani e ka patjetër që të përdorë karrocë.  Kjo sëmundje paraqet tension të lartë të gjakut i cili i sulmon arteriet në mushkëritë e bardha dhe pjesën e djathtë të zemrës. Në këtë rast, zemra zgjerohet dhe mund të shkaktojë vdekje.

Trinjaket nga Estonia, Leila. Lili dhe Lina, garën e mbaruan së bashku. Koha e tyre ishte 1 orë, 26 minuta dhe 7 sekonda.

“Erdhëm këtu që të vrapojmë tempo. Ne hymë së bashku në garë dhe publiku na përshëndeti me duartrokitje dhe ishte fantastike. Dje shëtitëm nëpër Shkup dhe na pëlqen shumë qyteti. Është shumë i bukur, historik dhe shumë më ndryshe se qytetet e Estonisë”, tha Lili Liuk, Atlete nga Estonia.

Gjithashtu, në këtë maratonë morën pjesë njerëz me sëmundje të rralla nga shoqata Jetë me sfida dhe HAE-Maqedoni me moton Marr ënjtje por nuk dorëzohem. Ata morën pjesë në garën me shtafetë, gjysmëmaratonën prej 21 kilometrave dhe maratonën prej 42 kilometrave.

Bogdan Cvetkovski i pari e përfundoi garën prej 5 kilometrave dhe nuk e fshihte kënaqësinë e arritjes së tij.

“Është kënaqësi të merret pjesë, jam shumë i lumtur që fitova vendin e parë. Tanimë për të katërtën herë marr pjesë në këtë maratonë, ndërsa sot për herë të parë mora vendin e parë”, u shpreh Bogdan Cvetkovski, Fitues i garës prej 5 kilometrave.

Moti i ngrohtë ishte pengesa e madhe për disa garues. Ndërsa disa prej tyre kërkuan edhe ndihmë mjekësore.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU