PËRFUNDON AFATI PËR REGJISTRIM TË BUJQVE TË RINJË

1175
0
SHPËRNDAJE

Deri më 15 mars të këtij viti bujqit dhe ndërmarrjet e reja bujqësore do të duhet të regjistrohen në Regjistrin për ekonomi bujqësore nëse dëshirojnë të marrin subvencione.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, obligim të këtillë kanë edhe ata që kanë bërë ndryshime në strukturën pronësore.

“përfundon afati për regjistrim të bujqve të rinj në Regjistrin e ekonomive bujqësore. Afati i fundit është 15 marsi. Regjistrimi është një nga kushtet për marrje të subvencioneve, por duhet të evidentohen edhe ndryshimet në strukturën pronësore”, thonë nga MBPEU.

Paraqitja bëhet në njësitë rajonale të MBPEU-së ku jeton bujku apo ku ndodhet selia e ndërmarrjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU