Përfaqësuesit e hendbollit të Kosovës, më të pa fat!

328
0
SHPËRNDAJE

Në Vjenë me short janë përcaktuar ndeshjet e kupave evropiane në hendboll, në të dya konkurrencat!

Në rrethin e parë, kualifikues, të Kupës së EHF-it, kampioni i Kosovës, Besa Familia takohet me ekipin bullgar Fregata – Burgas dhe vlerësohet favorit apsolut. Në rast të fitoreje në rrethin e dytë Besa do të takohej me kipin norvegjez Arendjal!

Në garat e kupës çelenxh, në kuadër të rrethit të tretë, Kastrioti i Ferizajt takohet me ekipin serb Radniçki i Kragujevcit, ndrësa në rast të suksesit më vonë takohet me ekipin bullgar Dobruxha!
Kosova e Vushtrrisë ka të bëjë me ekipin gjeorgjian Samtredia, ndërkohë që ekipi truk Ankara Spor pret fituesin e këtij takimi! Përfaqësuesi i tretë i Kosovës në këtë garë, Prishtina, në kuadër të rrethit të tretë, takohet me Çelikun e Zenicës nga Bosnje e Hercegovina!

Në konkurrencën e femrave në kupën e EHF-së në rrethin e tretë Kastrioti luan me ekipin belg, Hubo Initia Haselt, ndrësa Prishtina takohet me skuadren ukrainase, Galitçanka! Shqiponja ka rival të fort, pelisterin e Maqedonisë!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU