PENSIONOHET SI KAMPION

438
0
SHPËRNDAJE

Dirk Kuyt ka vendosur që t’i jap fund karrierës si futbollist

Pasi i dhuroi titullin e parë kampion pas 17 viteve pritjeje Feyenoordit, Dirk Kuyt ka vendosur që të largohet nga futbolli aktiv.Sulmuesi 36-vjeçar ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të sezonit, duke realizuar tre gola në fitoren 3:1 ndaj Hercales Almelos.

“Të gjitha ëndrrat e mija janë realizuar”, ka thënë Kuyt pas kumtimit të lajmit se do të pensionohet.Kuyt ka nisur karrierën si profesionist me skuadrën e Utrecht, ku më pas u transferua te Feyenoordi për katër sezone, para se të luante edhe me Liverpoolin në Angli e Fenerbahcen në Turqi. Në vitin 2013 ai u rikthye në skuadrën nga Roterdami dhe më në fund arriti të kompletonte misionin për të ndihmuar gjigantin holandez të shpallej kampion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU