PELISTERI ËSHTË FITUESI I KUPËS SË MAQEDONISË

478
0
SHPËRNDAJE

Pelisteri është fituesi i Kupës së Maqedonisë. Është dashur të ekzekutohen penalltitë për tu shpallur fituesi i finales së Kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Pelisterit. 90 minutat e rregullta dhe koha shtesë prej 30 minutave u mbyllën barazi 0-0.

Gjatë goditjeve nga pika e bardhë më të saktë ishin futbollistët e Pelisterit të cilët arritën të fitojnë me rezultat 4-3.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë pati një ndërprerje nga ana e arbitrit Stavrev, për shkak fyerjeve nga ana e tifozëve. Ndërsa  pasi tifozët janë paralajmëruar se do të nxirren jashtë, pas disa minutave ndeshja vazhdoi.

Kjo është kupa e dytë për skuadrën e Pelisterit pasi ata e kishin fituar atë në vitin 2001.

 

Përgatiti: Artan Nuhiu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU