PAS 48 ORËVE BLLOKIM VAZHDOI EVAKUIMI NGA LAGJET E RRETHUARA NË RAJONIN E ALEPOS

480
0
SHPËRNDAJE

Sirianët e evakuuar nga lagjet e rrethuara në rajonin e Alepos sot e vazhduan udhëtimin e tyre, pasi dy ditë ishin bllokuar në autobusë, kumtoi Qendra Siriane për Monitorim të të Drejtave të Njeriut.

“Një pjesë e 16 autobusëve në dy zonat transitore në afërsi të Alepos e vazhduan rrugën”, deklaroi drejtori i Qendrës me seli në Londër, Rami Abdel Rahman.

Nga e mërkura në mëngjes, 45 autobusë me luftëtarë dhe civilë ithtarë të regjimit, të evakuuar nga lagjet Fua dhe Kafraja, ishin bllokuar në paralagjen e Apelos, Rashidin, e cila është nën kontroll të kryengritësve.

Të mërkurën në mbrëmje me 11 autobusë të tjerë ishin evakuuar banorët e lagjeve nën kontroll të kryengritësve, Zabadan, Sergaja dhe Xhabal Sharki në zonën e Ramusas, në jug të Alepos. Ata janë drejtuar në drejtim të Ramusas në provincën Idlib, në zona nën kontroll të kryengritësve.

“Në të njëjtën kohë dhjetë autobusë e kanë lëshuar Rashdinin dhe kanë hyrë në qytetin Alepo, i cili është nën kontroll të regjimit”, theksoi Rahman.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU